GeoTech Albania sh.p.k. ёshtё pёrfaqёsues ekskluziv i TOPCON & SOKKIA L.t.d nё Shqipёri dhe Kosovё. Nёse ёshtё fjala pёr nevojat e kompanive tё ndёrtimit, njёsive tё survejimit, qendrave industriale, profesionistёve dhe praktikantёve pёr:
- Njohuri dhe informacion
- Instrumenta gjeodezikё precizё dhe tё besueshёm
- Servisim dhe kalibrim
- Praktika tё suksesshme dhe trajnime efikasё
- Zgjidhje tё reja dhe tё qёndrueshme pёr sfidat e tyre
GeoTech ofron njё mundёsi tё pashoqe.
Me mbёshtetjen, ekspertizёn, fondin informativ, instrumentat dhe softuerat e TOPCON & SOKKIA L.t.d , GeoTech sjell nё Shqipёri fokusin njёshekullor nё pёrpjekjet pёr krijimin e instrumentave matёs tё saktё, tё besueshёm dhe cilёsorё pёr industrinё dhe ndёrtimin
TOPCON & SOKKIA ёshtё lider botnor nё kёrkimin, ideimin, zhvillimin dhe ofrimin e zgjidhjeve tё qёndrueshme dhe funksionale tё bizneseve dhe individёve pёr metodologji, praktika, pajisje dhe softuerave gjeodezike.
Pёr herё tё parё nё Shqipёri dhe Kosovё, GeoTech sjell TOPCON & SOKKIA pёr tё kryer tё njёjtёn detyrё: tё udhёheqё tregun e instrumentave dhe metodologjive gjeodezike, duke emancipuar ofertёn.
Misioni
GeoTech sjell TOPCON & SOKKIA-n nё tregun shqiptar dhe kosovar, pёr tё pёrmbushur nevojёn e sektorit tё ndёrtimit, industrisё dhe konsulencёs topografike pёr instrumenta gjeodezikё, duke besuar nё koston mё tё ulёt tё zotёrimit.
Vizioni
GeoTech dёshiron tё jetё partneri mё i besueshёm i industrisё sё ndёrtimit, prodhimit dhe konsulencёs topografike nё Shqipёri dhe Kosovё nё aplikacionet gjeodezike.
Premtimi i Markёs
Premtimi ynё ёshtё ‘saktёsi dhe besueshmёri’. Ai shpreh angazhimin tonё pёr tё ofruar produkte dhe zgjidhje qё janё jashtёzakonisht tё sakta, tё besueshme dhe tё projektuara pёr tё pёrmbushur nevojat e klientёve tanё nё fushat tona tё veprimtarisё: survejim dhe matje nё ndёrtim e industri.