Archives for Lajmet e fundit

Tashmë ne jemi edhe TOPCON

geotech_topcon

Bashkë edhe me TOPCON – GeoTech sh.p.k. shpallet përfaqësues ekskluziv i produkteve TOPCON në Shqipëri dhe Kosovë.

GeoTech sh.p.k. ka kënaqësinë t’ju njoftojë se ajo i është bashkuar rrjetit të PËRFAQËSUESVE EKSKLUZIVË të familjes së madhe TOPCON POSITIONING EUROPE për Shqipërinë dhe Kosovën.

Duke filluar nga 18 prill, 2016 pranë GeoTech sh.p.k. në Shqipëri dhe Kosovë, krahas instrumentave dhe zgjidhjeve të gjigandit botëror SOKKIA, ju do të mund të pajiseni edhe me instrumentat të gjigandit tjetër Japonez, TOPCON .

Karakteristika dalluese e GeoTech sh.p.k. është shërbimi superior i pas-shitjes dhe mbështetja e pakursyer për përdoruesit e produkteve të saj, për të ndërtuar konfidencë tek klientët. Kompania ofron shërbim total për riparimin, mirëmbajtjen, kalibrimin, trajnim dhe furnizimin me aksesorë, duke mbuluar të gjithë aspektet e pas-shitjes.

Me akordimin e statusit të PËRFAQËSUESIT EKSKLUZIV të TOPCON në Shqipëri dhe Kosovë, sot GeoTech ofron  në NJË adresë të vetme gjithçka që i nevojitët një inxhinieri gjeodet, kompanie ndertimi/projektimi/monitorimi/arkitekture/agriculture etj.,  për të mbyllur me sukses çdo projekt. Nga nivelat tek stacionet totale, skanerat 3D dhe skanerat mobile , dronet dhe avionet per fotogrametri, instrumenta të motorizuar, zgjidhje softuerike, mbështetjes me trajnim, instruktim dhe shërbimë të mirëmbajtjes, GeoTech ka krijuar për miqtë e saj një avantazh të pakonkurrueshëm në gamë, jetëgjatësi, shpejtësi dhe saktësi, si dhe kosto zotërimi të përballueshme.

Duke e konsideruar këtë arritje si një gur kilometrik në suksesin tonë të përbashkët, ju ftojmë të lidheni me ne në numrat tanë të kontaktit, e-mail si dhe të na vizitoni pranë zyrave tona të shitjes dhe shërbimit në Tiranë dhe Prishtinë për të përfituar oferta të volitshme.

+355 67 20 88 060authorizedtopcon

+386 49 74 74 75
info@geotech.al

 

Read more

Hapet GeoTECH SERVICE CENTER

geo2
Miq të GeoTECH,
Duam t’ju njoftojmë që nga data 3 Dhjetor hapë dyert Qendra e Servisit GeoTECH e vetmja në Kosovë dhe Shqipëri!
Ne GeoTECH, mbështesim atë që shesim!
Stafi jonë është trajnuar nga prodhuesi SOKKIA dhe certifikuar nga ata, për të dhënë siguri të lartë në cilësi dhe shërbim, kjo shmang koston dhe kohën e gjatë të pritjeve, duke mospatur nevojë për të transportuar pajisjet përtej kufijve ndërkombëtarë.

Për të kap ofertën promocionale ju lutem mbushni formën e aplikimit online me të dhënat tuaja në këtë link http://www.geotech.al/aplikimi/

Gjithashtu për shërbimet tona dhe informacion më të detajuar rreth servisit vizitoni web-faqen tonë www.geotech.al

Miqësisht,
Stafi GeoTECH

Read more

SOKKIA nxjerr në treg Marrësin GNSS GCX2

Inovativ. I thjeshtë. Peshë e Lehtë.

 

GCX2 i prodhuar ekskluzivikisht nga SOKKIA, është marrësi i fundit GNSS plotësisht i integruar, i dizajnuar për peshë jashtëzakonisht të lehtë dhe i përshtatshëm për punime në terren. Me nofkën “PLUMBI” GCX2 ilustron një qasje krejtësisht të pa imagjinuar më parë me një dizajn që ofron një zgjidhje super të lehtë, efikas dhe me kosto të ulët.

 

Kliko ketu per me shume informacion.

 

Read more