Rekomandimet Tona

Pse është e nevojshme mirëmbajtja e vazhdueshme për produktet Gjeodezike?
Mirëmbajtja e vazhdueshme është vendimtar në sigurimin e paisjeve tuaja, kjo do të thotë që paisjet tuaja të japin rendiment të lartë gjatë punimeve gjeodezike.

Faktorët e jashtëm, Përdorimi i përditshëm, përplasjet dhe goditjet gjatë transportit, ndryshimet e mëdha të temperaturave ndikojnë jashtëzakonishtë në cilësinë dhe performancën e paisjeve.

Që paisjet të jenë në gjendje pune të shkëlqyer, rekomandohet që ato t’i nënshtrohen një servisi të rregullt dhe sistematik. Me ekipin tonë të ekspertizës, ne gjithashtu ofrojmë këtë lloj shërbimi edhe për paisjet që nuk janë shitur nga GeoTECH.

 

Sa shpesh duhet ta kem pajisjen time në servis?

Servisimi i rregullt sipas planit tonë të mirëmbajtjes që ne rekomandojmë është mënyra më e mire për të mbajtur pajisjet tuaja të punës në kushte optimale dhe duke i siguruar jetëgjatësinë.

 

Shiko rekomandimet tona më poshtë për:

Instrumentet optike:

Produktet: Stacionet totale të thjeshtë dhe Robotik, Teodolitet, Nivelat, Nivelat Dixhitale etj.

Afati i rekomanduar i mirëmbajtëjes: kalibrimi dhe servisimin vjetor.

Gabimet në matje do të ndryshojnë me kalimin e kohës, përshkak të faktorëve të përmendur më sipër.

Përvec kësaj, ne rekomandojmë që paisjet tuaja të jenë të servisuara:

  • Pas çdo goditje aksidentale apo rënie,
  • Nëse vëreni ndryshime në saktësi ose performance,
  • Para një projekti që kërkon saktësi të lartë dhe/ose certifikat kalibrimi.

 

Lazerat e ndërtimit:

Afati i rekomanduar i mirëmbajtëjes: kalibrimi dhe servisimin vjetor.

Përvec kësaj, në rekomandojmë që paisjet tuaja të jenë të servisuara:

  • Pas çdo goditje aksidentale apo rënie,
  • Nëse vëreni ndryshime ne saktesi ose performance,
  • Para njëprojektiqëkërkonsaktesitëlartëdhe/osecertifikatkalibrimi.

Marresit GPS/GNSS dhe Kontrollerat

Afati I rekomanduar i mirëmbajtëjes: servisim vjetor.

Teknologjia GNSS dhe Kontrollerat janë vazhdimisht në evoluim dhe përmirësim. Qendra jonë e servisit punonë ngushtë me prodhuesin e pajisjeve për të qenë e njoftuar për cdo update të firmware të fundit për pajisjen, aplikacionet e softuerit, dhe njoftimin e shërbimeve për tu siguruar që ne kemi informacionin e fundit për ti mbajtur paisjet tuaja të përditësuara (up-to-date) që ato të japin performancë të shkëlqyer gjatë punimeve.